E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Kryegjyshata e Bektashinjve shtron iftar për personalitetet e vendit

Muaji i Ramazanit është një nga periudhat më të rëndësishme në kalendarin e besimit islam, ai  konsiderohet si muaji i sakrificës, reflektimit shpirtëror, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj besimit .

Ramazani shërben gjithashtu si një moment që bashkon familjet dhe komunitetet, pasi darka e iftarit dhe aktivitetet fetare krijojnë një atmosferë afrimi dhe mirëkuptimi jo vetëm mes besimtarëve, por edhe mes njerëzve në përgjithësi.

Një moment i tillë bëri bashkë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, politikanë, diplomatë, krerë të komuniteteve fetare, njerëz të artit, kulturës dhe medias.

Pritësi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, shenjtëria e tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, u lut për paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.

“Nuk është thjesht një periudhë agjërimi, por një udhëtim i thellë i ndërgjegjes në zemër, një mundësi për të ripërtërirë lidhjen tonë me Zotin dhe për të forcuar vlerat morale”, tha Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Në këtë frymë bashkimi dhe solidariteti, edhe Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve e ka kthyer shtrimin e iftarit në një traditë të përvitshme gjatë muajit të Ramazanit.

Gazetare: Keti Toroveçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›