E Premte, 6 Nëntor 2026

Mundësuan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, SPAK jep pretencën për 2 te akuzuarit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.

Kjo çështje është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, në të cilën u zbardhën mijëra komunikime të zhvilluara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC.

Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal të akuzuar për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Ndërkohë, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, ndërsa Erigers Mihasi u vra në një atentat në nëntor 2021.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›