E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e entuziazmit në PS pas fitores? Mylsimaj: Deputetët e dinë që janë lehtësisht të zëvendësueshëm. Pedagogu: Fuqia e Ramës i ka devalorizuar

Situata post zgjedhore, ka qenë në qendër të diskutimit këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Edhe pse fitues atmosfera në PS nuk ka qenë dhe aq entuziaste. Për gazetaren Raziela Myslimaj kjo vjen për shkak se deputetët e PS e dinë që nuk kanë më atë fuqi dhe janë lehtësisht të zëvendësueshmë.

I të njëjtit mendim ishte dhe pedagogu i gazetarisë Zylyftar Breu, i cili tha se forca e madhe e përbashkët, zhbën fuqinë e gjithsëcelit më vete.

Pjesë nga biseda:

Mylsimaj: Arsyeja pse ata nuk janë të lutmuar apo nuk janë entuziastë, sepse pesha e tyre specifike në PS bie ndjeshëm, dhe ka rënë ndjeshëm, dhe mesazhin e kanë marrë.

Borakaj: Jo ata që janë votuar shumë?

Myslimaj: Pesha e gjithsecilit ka rënë, pasi shihen si numra lehtësisht të zëvendësueshëm. PS e ka të gjithë forcën për të kaluar çdo ligj në parlament, i duhet vetëm një votë. PD nuk ka nevojë ti shtrijë dorën askujt, nëse i duhet t’i shtrijë dorën akusjt. Pushteti i madh të tremb dhe ata e dinë që pas 12 vitesh që janë në terren si pushtetarë, çfarë do tu ofrojnë më qytetarëve, nuk e di sa do ngjisë më retorika e BE-së.

Bregu: Jam dakord se fuqa e madhe për të gjtihë, fuqinë e secilit e zvogëlon. Autoriteti i shtuar i zotit Rama e ka futur secilin pëprej tyre në devalorizim, i ka bërë që të gjithë ata të ndihen të pavlerë sidomos edhe në këtë raportin që ka futur Rama për të freskuar grupin parlamentar. Kemi një numër të madh të deputetëve të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›