E Diel, 1 Nëntor 2026

Murale në Universitetin e Shkodrës – Studentët nga Shkodra dhe Ferizaj realizojnë punimet artistike

Disa nga ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” janë pasuruar me disa vepra murale artistike, të realizuara nga studentët e Departamentit të Arteve të këtij universiteti dhe nga studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara të Universitetit të Ferizajt.

Nisma qe ka nisur disa muaj me parë si një projekt vullnetar i piktorës së njohur kosovare, Lebibe Topallaj, njëherësh dekane e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Ferizajt, e cila krijoi edhe muralen e parë në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës u pasua nga një sërë veprash të tjera, të realizuara nga studentët e të dy institucioneve akademike.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit artistik dhe institucional mes Ferizajt dhe Shkodrës, duke dëshmuar rolin e artit si një urë e fuqishme komunikimi kulturor dhe shkëmbimi akademik

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›