E Diel, 1 Nëntor 2026

Hjumën-Skuka, Partizani hakmerret ndaj Tiranës

Partizani hakmerret ndaj Tiranës me një fitore 2-0 duke harruar dy humbjet me të njëjtin rezultat, 3-0, në dy derbet e mëparshëm. Në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”, të kuqtë arritën të gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës me anë të Hjumën.

Reagimi i bardhebluve ishte i dobët, në asnjë moment nuk arritën të rrezkojnë portën e të kuqve. Në pjesën e dytë Partizani arriti të dyfishojë shifrat me të rikthyerin Skuka, i cili u tregua i saktë në kontaktin e parë me topin.

Një fitore 2-0 që e ngjit Partizanin në kuotën e 20 pikëve, momentalisht në vendin e 6-të, në rrugën e duhur për objektivin Top 4. Moment i vështirë për Tiranën, që mbetet në vendin e fundit me 7 pikë.

TIRANA-PARTIZANI 0-2

Shënues: Hjumën 7′, Skuka 66′

Mbyllet sfida në “Air Albania”, Partizani ka siguruar një fitore 2-0, me golat e Hjumën dhe Skukës, duke thelluar më tej krizën e Tiranës.

90’+3 – Një goditje dënimi e Tiranës ka krijuar rrëmujë në zoën e të kuqve, por në fund mbrojtja ka larguar rrezikun.   

82’ – Kontreras shfaqet në zonën bardheblu, gjuajtja e tij është pritur me vështirësi nga portieri Tafas.  

77’ – Mundësi për Tiranën pas një topi të hedhur në zonën e të kuqve nga Haxhiu, por ndërhyrja e portierit Qirko është vendimtare.

71’ – Tabeku ka arritur të godasë me kokë pas zhvillimit të një goditje këndi, por pa arritur të gjejë kuadratin e portës.    

69’ – Tension në fushën e lojës mes dy kapitenëve, Haxhiut dhe Atanaskoski, të cilët janë ndëshkuar me karton të verdhë.   

66’ – Goooool! Partizani ka dyfishuar shifrat përballë Tiranës, rikthehet Skuka, shënon në kontaktin e parë me topin.   

63’ – Partizani arrin të gjejë përsëri rrugën e rrjetës me anë të Isgandarli, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.  

50 ‘ – Përsëri goditje dënimi për Tiranën, përsëri Haxhiu, por topi përfundon në duart e Qirkos.

Nis pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, me Partizanin në avantazh 1-0 përballë Tiranës me golin e shënuar nga Hjumën në minutën e 7-të.

44’ – Një tjetër goditje dënimi për formacionin bardheblu pranë zonës së kuqe, por që nuk shfrytëzohet si duhet.  

39’ – Një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm për formacionin bardheblu, por Haxhiu ka ekzekutuar në mënyrë të gabuar.  

33’ – Mundësi për Tiranën, Tabeku shfaqet në zonën e të kuqve, por në momentin e fundit nuk arrin të kordinohet si duhet.

22’ – Partizani i afrohet golit të dytë. Pas një sulmi nga e majta, Toma është shfaqur rrezikshëm në zonën bardheblu, por nuk ka mundur të devijojë si duhet në momentin e fundit.

13’ – Haxhiu tenton nga distanca, por topi përfundon mbi traversën e portës së mbrojtur nga Qirko.

7’ – Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Partizani ka kaluar në avantazh përballë Tiranës, Hjumën ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes bardheblu për të mposhtur portierin Tafas.

3’ – Tirana tenton portën e të kuqve, por Qirko neutralizon gjithçka me qetësi të plotë.

Ka nisur në “Air Albania” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”.

TIRANA-PARTIZANI

TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare. Trajner: Ardijan Nuhiu

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Hjumën, Kote, Isgandarli, Toma. Trajner: Oltijon Kërnaja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›