E Martë, 3 Nëntor 2026

Murtaja, ferma në karantinë/ Shkodër, ndalohet lëvizja e bagëtive. Nuk ka raste në ferma të tjera

Këtë të enjte, bagëtitë e prekura nga murtaja do të asgjësohen, ndërsa do të ndalohet edhe lëvizja e kafshëve në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. Këto janë masat që u ndërmorën nga autoritetet e shërbimit veterinar, pas konfirmimit të mërkurën se në vendin tonë është konfirmuar ky virus.

Ndonëse grupet e punës dolën në terren dhe nuk konstatuan raste në fermat e tjera, autoritetet iu bëjnë apel fermerëve që të lajmërojnë nëse dyshojnë se baggëtitë e tyre janë prekur nga kjo sëmundje.

Ferma në Postribë u karantinua më 3 qershor pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë dhe rezultatet konfirmuan rastin e parë të murtajës së bagëtive të imëta. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›