Musar: Shqipëria, një vend me oportunitet në turizëm

E ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh në një interviste eskluzive , presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar u shpreh se Shqipëria ka shumë mundësi për një turizëm të qëndrueshëm dhe të gjelbërt, presidentja sllovene u shpreh gjithashtu se Shqipëria duhet të investojë në turizëm pasi kjo është e ardhmja e vendit. Presidentja Natasha Pirc Musar nuk kurseu edhe fjalët për bukuritë e Shqipërisë të cilës i kishin lënë mbresa.
“Kur po vija në Shqipëri me avion ishte një ditë e bukur me diell dhe pash një panoramë shumë të bukur. Plazhet e bukura, një vend me gjelbërim të cilin e kemi dhe ne në Slloveni. Vitin e kaluar 22 mijë slloven vizituan vendin tuaj, pra ka mundësi. E di se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 8 milion turistë dhe shifrat po rriten ndjeshëm. Vlerësimet për këtë vit janë se mund të keni kapur 14 milion kështu që kapeni shansin. Fokusohuni në zhvillimin e qëndrueshëm, në turizmin e gjelbërt, kjo është e ardhmja e Shqipërisë”, tha presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar.
/rtsh.al/