Muzeu Etnografik i Elbasanit drejt rikonstruksionit, Bashkia prezanton projektin

Bashkia Elbasan ka prezantuar projektin për rikonstruksionin e muzeut Etnografik apo, siç njihet ndryshe nga qytetarë të Elbasanit, shtëpia e Sejdinasve.
Në këtë organizim ishin të ftuar dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare të Elbasanit të cilët u njohën nga afër me historinë e qytetit.
Ky investim pritet të nise me fonde nga Ministria e Kulturës dhe me një buxhet të çelur enkas nga Bashkia e Elbasanit.
Burime nga drejtoria Rajonale me qendër në Korçë, shprehen se ky investim është i domosdoshëm, pasi është vërejtur një interes i lartë nga ana e turistëve, për të njohur historinë e qytetit të vjetër të Elbasanit.
Edhe nxënësit e shkollave te qytetit janë shprehur për rikthimin e kësaj vlere të patjetërsueshme.
Muzeu Etnografik në Elbasan ka marrë vëmendjen dhe interesin e turistëve, të cilët përmes eksponateve kanë mundësinë të njihen edhe me jetën e dikurshme të një familje qytetare elbasanase.
/rtsh/