E Martë, 3 Nëntor 2026

Terapia me ajrin e bletëve, ndihmon në shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes

Terapia me ajrin e bletëve, ndihmon në shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes

20 maj shënon Ditën Botërore të Bletëve. Bletërritësi Abdyl Arifi nga Puka, jo vetëm që merret me rritjen e bletëve, por edhe aplikimin e terapisë përmes ajrit.

Arifi prej 30 vitesh merret jo vetëm me mbarështimin e bletëve, por edhe studimin e tyre. Parkun ku mban 30 familje bletësh në Pukë ua dedikon edhe fëmijëve.

4 vite më parë ai vendosi që të aplikojë ajro-apiterapinë. Terapi të veçanta përmes bletëve të cilat mundësojnë shërimin e alergjive, bronkitit, trajtimit të astmës, sinuseve, migrenës, si dhe stresit e depresionit për të gjitha moshat.

Ai thotë se seancat varen nga gjendja e pacientit.

Qëndrimi me bletë për rreth 30 minuta në ditë dhe thithja e ajrit forcon sistemin imunitar. Jo vetëm ndihmon për një serë sëmundjesh në rrugët e frymëmarrjes, por evidenton edhe alergjinë ndaj polenit.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›