Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb dhe kryeqytet

Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një stacion kyç i historisë së kombit tonë.
Kryeministri Rama theksoi se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik, duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë.
Rama: Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet. Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar me ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike është një garanci. Po punon për një tjetër muze në Shkodër që i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik. Kështu plotësojmë mozaikun e munguar të fesë.
Dua të falënderojë djemtë e institutit për dashamirësinë dhe kurajon për të nxitur këtë nismë dhe për të vënë në dispozicion koleksionin e tyre. Është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre sepse një sfidë e madhe është dhe administrimi, organizimi i të përditshmes së tyre. Nuk është çështja thjesht të bëjmë një muze statik. Fjala është të kemi një muze të gjallë dhe aktivitete ekspozitash, performancash dhe diskutimesh. Pjesëmarrja e organizatës është garanci për një muze të gjallë.
/vizionplus.tv