E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Konferenca Ndërqeveritare, Rama ndan foto me Kos: Padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave, ritëm rekord

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hapjen e katër kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Me këtë zhvillim, numri i kapitujve të hapur brenda vetëm 11 muajsh arrin në 28, një ritëm që Rama e cilëson si rekord në historinë e integrimeve europiane të vendit.

Teksa ka publikuar disa foto me komisioneren europiane Marta Kos, është shprehur se pret me padurim për të hapur edhe 4 kapitujt e tjerë të negociatave.

“MIRËMËNGJES, dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord në procesin e integrimeve europiane, ju uroj një ditë të mbar”, shkruan Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›