Muzika e Dhomës në Korçë – Koncert nga kuarteti i Orkestrës Simfomike të Forcave të Armatosura

OSFA String Quartet ishte në Korçë me një mbrëmje të veçantë të sezonit të muzikës së dhomës. Në ambientet e Galerisë së Arteve Digjitale, publiku pati mundësinë të shijonte interpretimet e Xhudi Dodaj e Xhulja Dodaj në violinë, Stela Bello në violë dhe Remino Sula në violonçel, me vepra nga kompozitorë të njohur botërorë.
“Turi koncertor për sezonin e muzikës së dhomës vazhdon dhe duke e nisur nga Durrësi, sot jemi në koncertin e dytë në Korçë me kuartetin simfonik të forcave të armatosura, ishte një koncert fantastik dhe u prit shumë mirë”, u shpreh Stela Bello, Artiste, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.
“Ndryshe nga herë të tjera Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nuk vjen e plotë në Korçë por vjen në kuadrin e muzikës së dhomës”, u shpreh Remino Sula, Artist, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.
Ky koncert solli përjetimin nga afër të finesës dhe emocionit të muzikës klasike në një atmosferë unike artistike.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/