Partizani përmbys Flamurtarin në Vlorë

Partizani ka arritur një fitore me përmbysje, 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Ndeshja nisi mjaft mirë për vlonjatët që kaluan në avantazh me një gol nga distanca të Maksutit. Reagimi i të kuqve u shpërblye në fundin e pjesës së parë kur Sidibe fitoi një 11-metërsh me ndërhyrjen e VAR dhe e ktheu në gol.
Fillimi i pjesës së dytë solli një tjetër gol të Sidibe dhe përmbysjen e Partizanit. Vlonjatët kishin mundësinë të barazonin me një penallti të akorduar me VAR dhe të ekzekutuar nga Marku, por Qirko u tregua i pakalueshëm.
Të kuqtë i gëzohen fitores me përmbysje dhe ngjitjes në kuotën e 36 pikëve, në vendin e pestë, aq sa Dinamo e vendit të katërt. Flamurtari, në vend të fundit me 20 pikë.