E Hënë, 2 Nëntor 2026

NASA publikon imazhet e dërguara nga “Artemis II”, përfshirë një pjesë të anës së largët të Hënës

Ekuipazhi i misionit Artemis II ka ndarë fotografi të Hënës të bëra nga bordi i anijes kozmike. NASA thotë se fotografia më poshtë tregon një pjesë të anës së largët të Hënës.

Ana e afërt – hemisfera që shohim nga Toka – duket në anën e djathtë të fotografisë dhe është “e dallueshme nga njollat e errëta që mbulojnë sipërfaqen e saj. Këto janë rrjedha të lashta të lavës nga një kohë e hershme në historinë e Hënës, kur ajo ishte vullkanikisht aktive.

Krateri i madh në perëndim të rrjedhave të lavës është pellgu Orientale, një krater pothuajse 600 milje i gjerë që shtrihet midis anës së afërt dhe asaj të largët të Hënës. Gjysma e majtë e Orientales nuk shihet nga Toka, por në këtë imazh kemi pamje të plotë të kraterit.

Çdo gjë në të majtë të kraterit është ana e largët, hemisfera që nuk shihet nga Toka.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›