NATO rrëzoi raketën balistike iraniane, ministri i Jashtëm turk telefonon homologun iranian: Mos përhapni konfliktin

Menjëherë pas rrëzimit të një rakete balistike iraniane nga mbrojta e NATO-s në territorin turk, ka bërë që ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan pati një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Aragtsi.
Fidan përcolli reagimin e Ankarasë ndaj raketës balistike duke thënë se duhet të shmanget çdo masë që mund të çojë në përhapjen e konfliktit.
“Ministri i Jashtëm Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Araghchi. Ministri ynë përcolli reagimin tonë në lidhje me municionin balistik që u zbulua duke shkuar drejt hapësirës ajrore turke pasi u qëllua nga Irani dhe u neutralizua, dhe deklaroi se duhet të shmangen të gjitha hapat që mund të shkaktojnë përhapjen e konfliktit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Raketa balistike iranian u neutralizura nga NATO pasi i ishte drejtuar hapësirës ajrore turke. Nën përgjigje të këtij sulmi, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë deklaroi se Ankaraja ka të drejtë ti përgjigjet çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit.
/rtsh.al/