NJU JORK – OKB: Të paktën 798 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

NJU JORK, 11 korrik /ATSH/- Zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së tha sot se kishte regjistruar të paktën 798 të vrarë brenda gjashtë javëve të fundit – në pikat e ndihmave në Gazë – të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, sipas “Reuters”.
GHF përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gazë – duke anashkaluar kryesisht një sistem të udhëhequr nga OKB-ja – që Izraeli pretendon se i ka lejuar militantët e udhëhequr nga Hamasi – të plaçkitin dërgesat e ndihmave të destinuara për civilët. Hamasi i ka mohuar akuzat.
Pas vdekjes së qindra civilëve palestinezë që përpiqeshin të arrinin në qendrat e ndihmës së GHF-së – në zonat ku veprojnë forcat izraelite – Kombet e Bashkuara e kanë quajtur ofrimin e ndihmës “në thelb të pasigurt” dhe incidentet – një shkelje të standardeve të paanshmërisë humanitare. //a.i/