E Martë, 3 Nëntor 2026

“Nata Kulturore Epidamn”, mbrëmja e parë artistike brenda Hamamit të Durrësit

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Programi i BE, “EU4Culture” fton në “Natën Kulturore Epidamin e Trashëgimisë dhe Artit” një aktivitet i trashëgimisë kulturore midis së kaluarës dhe së tashmes.

Në Hamamin e Durrësit, të restauruar nga EU4Culture, mbrëmja e parë artistike brenda këtij objekti historik të Durrësit, që prej restaurimit të tij. Aktiviteti organizohet nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab dhe Qendrën Muzeore Durrës, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Aktiviteti përfshin Sheshin e Zanateve, ku së bashku me mjeshtër qeramike do të mund të provoni edhe vetë të punoni me baltën e qeramikës.

Një tjetër pikë ndalese do të jenë “Tregimet e Halilit”, udhëtim me humor e histori nga kronikat osmane të Evliya Çelebi. Ndërkohë që hapësira unike e Hamamit do të mbushet me tingujt e violonçelit.

Performanca “Equilibrium” do të bëjë bashkë në një spektakël të vetëm hang zviceran, didgerido australian, daulle shqiptare, longari, bouzuk grek & isopolifoni, të gërshetuara se bashku, ndërkohë që shfaqen imazhe të Durrësit të vjetër në fasadën monumentale të Hamamit.

Aktiviteti do të zhvillohet të enjten e ardhshme, 19 qershor dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë.

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›