E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nata e Madhe e Shna Ndout, besimtarët kalojnë natën te kisha e Laçit

Është përmbyllur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Kremtimi kulmoi mbrëmjen e 12 qershorit, ku të shumtë ishin besimtarët që e kaluan natën në lutje pranë ambienteve të kishës, në pritje të ditës së festës së Shna Ndout.

Të krishterë e myslimanë thone se Kisha e Shna Ndout është një vend i shenjtë ku kanë gjetur paqe shpirtërore, shpresë dhe forcë për të përballuar vështirësitë e jetës, ndaj rikthehen çdo vit për të adresuar lutjet e tyre.

“Më fal Zoti fëmijë mbas pesë vitesh. Kam besim shumë të lartë”, tha një besimtar.

“Më ka zgjidhur shumë shumë problem ky vend i shenjtë”, tha një tjetër.

“Isha shumë e sëmurë vjet edhe qaja vetëm qaja. Të nesërmen, një ditë pas isha këtu, isha shumë mirë”, u shpreh një besimtare.

“Vetëm i lumtur ai që beson. Ishalla Zoti ja bën mbarë të gjithëve”, uroi një tjetër.

Kisha e Shna Ndout në Laç mbetet një prej pikave më të rëndësishme të pelegrinazhit fetar në Shqipëri. Ritualet e shenjta nisin në mesin e muajit mars, me të martën e parë të pelegrinazhit, dhe përfundojnë më 13 qershor, ditën kur kremtohet festa e këtij shenjti.

Çdo vit, mijëra besimtarë zgjedhin të ngjiten drejt kishës për t’u lutur dhe për të ripërtërirë besimin e tyre, duke e kthyer këtë pelegrinazh në një nga traditat më të rëndësishme fetare në vend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›