E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nata klasike edicioni i tretë, Pallati i Kulturës në Lezhë, një skenë emocionesh artistike

Pallati i Kulturës në Lezhë ka mirëpritur edicionin e tretë të spektaklit artistik “Nata Klasike”, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Në këtë aktivitet, fëmijët u ngjitën në skenë me këngë, kërcim dhe interpretime skenike, duke sjellë për publikun një mbrëmje artistike me elemente të artit klasik.

Programi i cili  ishte përgatitur pergjate vitit pasqyroi nivelin artistik, disiplinën dhe përkushtimin e fëmijëve pjesëmarrës.

Drejtuesja e Qendrës Kulturore të Fëmijëve e vlerësoi aktivitetin si një moment të rëndësishëm për punën e bërë nga fëmijët dhe stafi pedagogjik.

Gjatë mbrëmjes, Bashkia Lezhë vlerësoi gjithashtu pedagoget Albana Përvathi dhe Rudina Demaliaj me certifikata mirënjohjeje për kontributin e tyre në formimin artistik të brezit të ri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›