E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, sopranoja Luiza Papa

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ U nda nga jeta sopranoja e mirënjohur Luiza Papa Çako.

Artistja ishte një nga emrat më të spikatur të skenës lirike shqiptare. Ajo kreu studimet e para për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të vijuar më pas karrierën si soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku për gati tri dekada realizoi role të spikatura në operat shqiptare dhe botërore. Studimet e larta i thelloi në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë dhe më pas në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Luiza Papa dha kontribute të spikatura edhe në koncerte, festivale e aktivitete të mëdha muzikore brenda dhe jashtë vendit. Zëri dhe interpretimet e saj i dhanë madhështi artit tonë operistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

Luiza Çako Papa ishte 88 vjeç. Ajo njihet si bashkëshortja e ikonës së muzikës operistike Gaqo Çako, dhe nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako. Vetë kantautori, ndau sot në rrjetet sociale një fotografi të hershme me t’ëmën, shoqëruar nga fjalët: “Lamtumirë nëna ime!”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shkroi në rrjetet sociale se, Luiza Papa la pas një trashëgimi të vyer në artin lirik shqiptar.

1 nga 8

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›