Ndalet zemra e Nina Mules ne nentor festoi 80 vjetorin- Jeta ne celuloid
Te tjera rreth shkrimit Jeta dhe 60 vitet e sopranos ruse FOTO- Jeta ne celuloid
TIRANE- Shuhet sopranoja ruse e dhjetra roleve ne operen shqiptare Nina Mula. Zemra e bashkeshortes se tenorit te mirenjohur Avni Mula dhe mamaja e sopranos me fame ne bote Inva Mula ndali mengjesin e sotem.
Vetem nje muaj me pare 23 nentor Nina Mula festoi 80 vjetorin e ditelinjdes se saj ne Tirane.
Nina Mula lindi me 23 nentor te vitit 1931 ne Izhevski te Rusise. Studioi ne Konservatorin e Moskes ku u njoh me tenorin shqiptar me vone bashkeshorti i saj Avni Mula. Ne 1957 vjen ne Shqiperi ne ndjekje te dashurise se saj dhe emerohet soliste prane Teatrit te Operas dhe Baletit ku punoi deri ne daljen e saj ne pension ne vitin 1976.
Nina Mula eshte nderuar me shume cmime medalje e tituj si Urdhrin Naim Frasheri te klasit te II titullin Artiste e Merituar Cmimin e Pare ne Festivalin e Romances si dhe titullin Mjeshtre e Madhe e Punes.
PRESIDENTI TOPI GRUA FISNIKE ME KONTRIBUT TE JASHTEZAKONSHEM
Te dashur familjare te se ndjeres Nina Mula
Me hidherim te thelle mesova lajmin e ndarjes nga jeta te njeriut tuaj te dashur dhe ne keto momente te veshtira dhimbjeje ju lutem te pranoni ngushellimet e mia te thella dhe shprehjen me te sinqerte e te ndjere te mbeshtetjes dhe mirekuptimit njerezor
Bashke me humbjen tuaj shpirterore skena shqiptare dhe arti operistik shqiptar humben sopranon e talentuar dhe te shquar nder vite per origjinalitetin dhe temperamentin artistik por edhe nje njeri teper te dashur te drejtperdrejte e te sinqerte. Ne panteonin e personaliteteve me nje kontribut te jashtezakonshem per artin shqiptar Nina Mula do te mbetet e skalitur si nje grua fisnike e cila me vecorite e jashtezakonshme vokale me sharmin dhe individualitetin artistik dhe me perkushtimin ndaj profesionit beri per vete zemrat e publikut shqiptar si soliste e Teatrit te Operes dhe Baletit por dhe si nje pedagoge e shume brezave artistesh te skenes operistike. Kujtimi i ndritur i Nina Mules do te ruhet i tille pergjithnje ne zemrat e te afermve te miqve kolegeve e bashkepunetoreve si dhe te mbare publikut artdashes te cilit ajo gjate gjithe jetes se saj i dhuroi shpirtin - shkruhet ne mesazhin e Presidentit Topi
EDI RAMA NE TWITTER GRUA E PEDAGOGE E ADMIRUESHME
Pa Nina Mulen sdo kishim Inva Mulen dhe te tjera yje te vokalit operistik shqiptar. Nje grua e pedagoge e admirueshme. U prehte ne paqe.