E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sabit Brokaj rrefen Te gjithaintrigat e Kastriot Islamit

TIRANE- Ish-anetari i kryesise se PS deputet ne te gjitha legjislaturat dhe nje nder ministrat e qeverisjes socialiste Brokaj ka hedhur akuza te forta ndaj deputetit te sapo crregjistruar Islami se ka punuar kunder PS por dhe kunder koalicionit te kesaj partie me LSI-ne.

Ne nje interviste te botuar sot ne gazeten lsquoShqiptarja.com Sabit Brokaj vlereson se crregjistrimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS eshte bere ndoshta shume vone pasi kishte kohe qe ai ecte ne drejtim te kundert me projektin dhe strategjine e PS.

Brokaj nuk ka munguar ta cilesoje Islamin si intrigantin me te madh te Partise Socialiste pune me te cilen eshte marre qe ne themelimin e saj duke sjelle viktima ne radhet e partise me te madhe te opozites por dhe konflikte gjate kohes qe ka qene ne pushtet si dhe pakesuar shanset e saj per koalicione dhe arritjen e nje solidariteti politik brenda vete Partise Socialiste dhe te majtes shqiptare.

Mendoj qe u realizua nje aspekt formal pasi Islami kishte shume kohe qe nuk transmetonte asgje ne drejtim te PS. Perkundrazi punonte ne drejtim te kundert me PS duke i sjelle mjaft deme kesaj partie eshte shprehur Brokaj ne nje deklarate per gazeten Shqiptarja.com teksa ka argumentuar vendimin me te fundit te grupit parlamentar per cregjistrimin e Islamit nga grupi i PS por dhe debatet qe kane shperthyer pas ketij vendimi normal te ketij forumi te socialisteve ne opozite.

Ne te njejten kohe ish funksionari i larte socialist nuk ka munguar te flase dhe ne lidhje me ate cka deputeti qe tashme nuk eshte me pjese e grupit parlamentar te PS ka prezantuar gjate karrieres se tij politike e mbushur sipas tij me sjelljen e problemeve ne gjirin e partisw ku ka milituar. Islami ka nje kontradikte mes inteligjences se tij personale e profesionale dhe sjelljes politike. Ai ka nje kontradikte te forte midis kontributit te tij ne PS qe ne themelimin e saj dhe veprimtarise se tij ne dem te PS sidomos qe kur ajo erdhi ne pushtet thote ish-funksionari i larte socialist Brokaj. Per te cilin qe ne vitin 1991 kur u themelua PS shume prej figurave
kryesore te kesaj partie kane qene pre e intrigave dhe perplasjeve qe ka krijuar Islami i cili kur ka pare veten te rrezikuar apo menjanuar
menjehere sipas zyrtarit te larte socialist i eshte rikthyer krijimit te problemeve dhe perplasjeve brenda PS.

Per me teper qe teza per bashkimin e se majtes projekt te cilin Islami i beri publik vetem dy dite me pare per Brokajn nuk shkon me
sjelljen politike te percarjes se ka aplikuar brenda se majtes ky deputet tashme i crregjistruar nga PS. Islamit nuk i takon te flase per nje projekt te bashkimit te se majtes pasi ai eshte me intriganti i se majtes. Ka qene gjithnje intrigant dhe kete e ka treguar gjate tere jetes se tij politike ia kane pohuar dhe ne sy.

Madje Islami ka qene ai qe eshte vendosur ne te gjitha rastet mes Rames dhe Metes dhe sa here qe keta dy drejtues te se majtes kane bere perpjekje per te bashkepunuar dhe krijuar nje aleance te qendrueshme kane qene intrigat e Islamit ato qe i kane larguar dhe perplasur me njeri tjetrin. Islami gjithnje ka intriguar kundert LSI qe te mos jete pjese e koalicionit te majte eshte shprehur per gazeten Brokaj njeriu qe e njeh me shume historine e PS pasi ka qene vete pjese e rendesishme e saj qe ne vitin 1991.

Ai nuk ka munguar te komentojne dhe demonizimin e Rames kreut te opozites ne syte e nderkombetareve duke e paraqitur ate si nje partner joserioz ne syte e nderkombetareve akuza per te cilat ben pergjegjes Islamin. Kastriot Islami dhe ne sjelljen ndaj nderkombetareve eshte nje nder faktoret kryesore te deshtimit te PS dhe Rames ne percimin e shqetesimit per situaten ne Shqiperi. Duke mos paraqitur gjendjen reale dhe shqetesimet qe ngrinte PS por ne sensin e kundert e ka demtuar rende figuren e kryetarit te PS ne syte e nderkombetareve thote Brokaj.

Nderkohe qe jo pak akuza kane ardhur asokohe dhe nga Servet Pellumbi qe e akuzonte se Islami i shiti foton me librin e Marksit ne dore per 500 dollare ishbotuesit te gazetes Koha Jone Lesi e pohuar dhe nga vete ky i fundit ne menyre publike. Nderkohe qe Brokaj pas largimit per nje kohe te shkurter nga PS per ne LSI ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit ne kete parti duke ia lene vendin ne Kuvend ish-kolegut te tij Spartak Braho.

Duke qene se i ka njohur mire dhe ambientet e LSI por dhe doren e rende tesistemit zgjedhor dhe Kodit Zgjedhor ku kryesor ka qene
Islami ne emer te PS ku vete Meta dhe drejtuesit e atehershem te LSI kane akuzuar deputetin e larguar nga grupi i PS se ka bere nje sistem dhe Kod per te perjashtuar LSIne Brokaj ka lene per te kuptuar se Islami e ka te veshtire mbijetesen pa intrige. Teksa ka qene i rezervuar ne deklaratat e tij pasi ka kohe qe eshte shkeputur nga politika aktive Brokaj vlereson zbatimin e rregullave nga PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›