E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Begaj: La një boshllëk në skenën e teatrit dhe artit shqiptar

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi sot përmes një telegrami, familjarët e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, i cili u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Në telegramin e tij, Kreu i Shtetit shpreh dhembjen për humbjen e një prej figurave më të shquara të artit shqiptar.

“Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij. Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë”, u shpreh Presidenti.

Begaj tha se “humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar”.

Presidenti nderoi figurën e Leka Bungos si “ njeriu që, me pasionin, dinjitetin, si edhe humorin e tij të hollë i dha aq shumë Shqipërisë”.

Leka Bungo ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›