E Martë, 3 Nëntor 2026

AKMC bashkëpunim me Austrinë për forcimin e përgjigjes ndaj emergjencave

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Dy përfaqësues të lartë nga Ministria e Brendshme e Austrisë, Wolfgang Nicham, Drejtori i Menaxhimit të Krizave dhe Jürgen Schwanzer, zëvendësi i tij, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Sipas njoftimit të “AKMC”-së, kjo vizitë zhvillohet në kuadër të një projekti të mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për forcimin e kapaciteteve të Njësisë Alpine të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, ekspertët austriakë u njohën me strukturën dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtje Civile. Ndër të tjera, ata u zhvilluan diskutime mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të emergjencave, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe harmonizimit të procedurave operacionale ndërmjet institucioneve shqiptare dhe atyre austriake.

Ky aktivitet është pjesë e një vlerësimi të gjerë të kuadrit ligjor, procedurave standarde të veprimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me qëllim forcimin e përgjigjes kombëtare ndaj situatave të emergjencës dhe zhvillimin e modeleve moderne të komandimit dhe kontrollit në terren.

Nga vizita e dy zyrtarëve të lartë të MB të Austrisë në institucionin e AKMC-së 1 nga 4

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›