E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, Rama: Shqiptar i mirë dhe politikan i rafinuar

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka përshkruar Bukoshin si një shqiptar të mirë, politikan të rafinuar dhe njeri të ndjeshëm.

 “U prehsh në paqe!

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, shkruan Rama.

Dr. Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare në vitet ’90 dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës më 1991 dhe për gati një dekadë punoi nga Gjermania për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës dhe për të ndihmuar në mbajtjen gjallë të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë përmes kontributit të diasporës.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›