E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërhyrjet estetike dhe gabimet që bëhen, kirurgu: Lifting bëhet vetëm një herë! Blogeri: Mund të bëhet çdo 7 vjet

Ndërhyrjet estetike dhe dëshira për tu dukur sa më bukur, shpesh herë çon në gabime, që mund të jenë me pasoja për jetën.

Kirurgu plastik Edmond Llaci ka treguar rastin e një spikere, e cila ka bërë 3 ndërhyrje tek buzët për hequr botoksin. Mjeku më tej tha se liftin në fytyrë mund të kryehet vetëm një herë.

“Tre ndërhyrje ka bërë dhe një spikere mezi erdhi në terezi me buzët. Çdo injekson është mikro kirurgji, do personin e duhur, profesionist. Ka raste të rënda ku futen për lifting. Më erdhi një paciente nga Vlora dhe kur e nxjerr në Instagram,  këngëtarja më tha kam bërë lifting 2 herë dhe më tha po vij. Lifting bëhet vetëm një herë. Facelift nuk është gjë e thjeshtë. Kam qenë 7 orë në operacion me një rast. Një libër që unë kam, është 7 kg”, tha mjeku.

Por për aktorin dhe blogerin Graciano Merkaj liftin mund të kryehet më shumë se 1 herë në jetë.

Reklamë

“Lifting bëhet çdo 7 vite. E kam nga eksperienca, sepse të gjitha shoqe i kam të bëra”, tha Merkaj.

Estetika është mjekësi dhe ka protokolline vet, ndaj jo çdokush mund të bëjë ndërhyrje.

 “Ka një protokoll që duhet ndjekur. Estetika është mjekësi, nuk është gjë e thjeshtë”, tha Erisela Dino, estetiste.

Fotografi Gent Onuzi  u shpreh se vajzat e reja janë më të prirura për të bërë ndërhyrje, sepse e duan veten “me filtra të bukur” si në fotografi.

“Gjithmonë ka qenë dëshira për tu dukur i bukur. Në kohën tonë bëhet thjesht me një aplikacion.

Moshat e reja preken më shumë. Moshat mbi 35-40 kanë një imazh të vetin dhe dinë ta kurojnë. Moshat e reja, kanë një problem, rregullojnë fotografitë me filtradhe duan të duken në realitet siç janë në fotografi dhe kështu ngatërrohen”, tha Onuzi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›