E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Kam operuar mbi 25 këngëtare për rimodelimin e hundës”, kirurgu: Njëra prej tyre që këndon në SHBA ka bërë edhe veshët

Ndërhyrjet kirurgjikale, kryesisht për modelimin e hundës, janë ndër kërkesat më të shpeshta që kirurgët përballen çdo ditë.

Edmond Llaci kirurg plastik prej më shumë se dy dekadash në spitalin Ushtarak ka thënë se shumë vajza të reja i vijnë me revistë me vete për të kërkuar perfeksionin.

Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, mjeku tha se ka kryer ndërhyrje tekj 25 këngëtare shqiptare, të cilat kanë rimodeluar hundër. Njëra prej tyre, përveç hundës ka bërë edhe veshët.

“Unë jam kirurg estetist. Kam pasur raste nga më të ndryshmet. Kanë edhe kërkesa që nuk duhet ti kenë. Vijnë me revista. Njëra erdhi nga Italia dhe më tha e dua hundën si Monica Belucci. U mundova tja bëja fiks. E pëlqeu. Pas dy javësh, më tregoi fotografinë e saj që kishte dalë bukur. Kam këngëtare që janë në shqipëri. Kam bërë mbi 25 këngëtare shqiptare. Njëra ka bërë edhe hundër dhe veshët. Bëri veshët tek mua, iku në Turqi bëri hundën. Nuk i pëlqeu si i doli dhe erdhi tek unë për ta bërë prap. Sot është në Amerikë këndon. Liffting bëhet vetëm një herë. Unë nuk merrem me botox fare. Kam edhe djalin që punojmë bashkë në sallë, dhe i kam thënë nëse do ti, futi modelet e reja të estetikës, unë nuk merrem me këto”, tha mjeku kirurg Edmond Llaci

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›