Ndërkombëtarët ndjekin nga afër garën për kreun e ri të SPAK në KLP

Përballë kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) janë ulur edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët po monitorojnë nga afër procesin për zgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit.
Të pranishëm në seancë janë e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i BE‑së Silvio Gonzato dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott, duke i dhënë procesit një vëmendje të shtuar diplomatike.
Katër kandidatët, Adnan Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, po prezantojnë platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP‑së. Votimi për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme do të jetë i hapur dhe nominal, ndërsa fitues shpallet kandidati që siguron më shumë vota.
/rtsh.al/