E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nderohet Chermen Valiev

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Chermen Valiev së bashku me trajnerët Leonard Çakmashi dhe Ermal Kryeziu janë vlerësuar në një ceremoni gjatë Kampionatit Kombëtar të Mundjes për medaljen e argjendit të marrë në Botërorin e mbajtur këtë muaj në Zagreb.

Valiev e humbi finalen e peshës deri 74 kilogramë në stilin e lirë edhe për shkak të një dëmtimi në gju.

Valiev i cili ka fituar medalje edhe në Europian e Lojërat Olimpike për Shqipërinë do të operohet dhe rikuperimi do të zgjasë disa muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›