E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superliga – Vllaznia dhe Egnatia afrohen me kreun, Flamurtari mbetet në fund

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Java e pestë e “Abissnet Superiore” u mbyll me fitoret e Vllaznisë dhe Egnatias, të cilat u ngjiten në kuotën e 10 pikëve, vetëm një më pak se kryesuesi Elbasani.

Në Vlorë, Egnatia mposhti Flamurtarin me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 45-të me 11-metërsh të shndërruar në gol nga Alessandro Albanese. Flamurtari barazoi në minutën e 84-të me Todor Todoroskin, por vetëm pak minuta më pas, në të 89-ën, De Melo riktheu epërsinë për rrogozhinasit, duke vulosur fitoren. Pas kësaj humbjeje, vlonjatët mbeten në fund të klasifikimit me vetëm 2 pikë, po aq sa edhe Tirana.

Në Shkodër, Vllaznia mundi Vorën me rezultatin 2-0. Bekim Bala shënoi i pari në minutën e 28-të nga pika e bardhë, ndërsa Edon Murataj dyfishoi në minutën e 56-të, duke i dhënë skuadrës shkodrane tre pikë të vlefshme për t’u mbajtur në garë për kreun.

Pas javës së pestë, Elbasani kryeson renditjen me 11 pikë, i ndjekur nga Egnatia dhe Vllaznia me nga 10 pikë.

Superliga, Rezultatet e javës së pestë:
Bylis – Partizani 3-1
Tirana – Dinamo City 1-2
Elbasani – Teuta 0-0
Flamurtari – Egnatia 1-2
Vllaznia- Vora  2-0

Klasifikimi: Elbasani 11 pikë, Egnatia 10, Vllaznia 10, Teuta 7, Dinamo City 7, Vora 7, Egnatia 7, Bylis 6, partizani 4, Flammurtari dhe Tirana 2

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›