E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërpritet numërimi në KZAZ 60 në Fier/ PD: Të rinisë të martën, shkak lodhja. PS: E papranueshme!

Është ndërprerë procesi i numërimit në KZAZ 60 në Fier. Gazetarja Genta Dobra tha për ABC News se shkak për ndërprerjen e procesit është bërë lodhja e komisionerëve.

Duke cituar kandidatin e PD Luan Baçi,  thotë se kjo ka ardhur për shkak të lodhjes së numëruesve dhe deklaron se procesi i numërimit rifillon nesër.

Ndërkohë, nga ana e PS e cilësojnë të papranueshme dhe janë në pritje të vendimit të KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›