E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHIFRAT/ KQZ publikon rezultatin e votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

VORË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votimit në Bashkinë e Vorës. Partia Socialiste ka fituar bindshëm kundër koalicionit “madhështor” të Sali Berishës.

Rezultati sipas KQZ:

  • Partia Socialiste- 8082 vota, 57.09%
  • PD-ASHM- 4803 vota, 33.93%

Diferenca në vota është 3225.

Procesi i votimit në Bashkinë e Vorës është zhvilluar në formë elektronike. Por, KQZ-ja, edhe pse i kishte rezultatet që në orën 19:00 , vendosi të mos publikojë ato ditën e djeshme/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›