E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërrimi i viteve në “Vizion Plus”, programacioni i pasur do t’ju shoqërojë gjatë festimeve

Ngrohtësia e festave të fundvitit, kur familja mblidhet rreth tryezës dhe momentet ndahen së bashku, shoqërohet më bukur se kurrë nga ekrani i “Vizion Plus”. Gjatë këtyre ditëve speciale, ju sjellim një program të pasur dhe të larmishëm, plot humor, argëtim dhe emocione, për ta mbyllur vitin me energji pozitive.

Dita nisi me “Live në mëngjes”, emisioni që prej kohësh ka kthyer zgjimin në një ritual të këndshëm. Me të ftuar nga fusha të ndryshme dhe tema aktuale, Brikena Prifti dhe Florjan Agalliu së bashku me gazetarët, realizuan një përmbledhje të ngjarjeve dhe momenteve më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas e po ashtu edhe atmosferës festive.

“Mesdrit딠 erdhi me një puntatë maratonë, ku siç e do tradita, dita e fundit e vitit do të mbyllet me muzikë, humor e receta që do të shoqërojnë tavolinat tuaja.

Në orën 15:30 studioja e “Living Day” hap dyert për të pritur të ftuar të veçantë dhe surpriza festive, nën moderimin e Brunilda Lahes.

Pas edicionit të fundit të lajmeve qendrore për këtë vit, atmosfera festive vijon me “Fake Off”. Agron Llakaj dhe Albano Bogdo sjellin një retrospektivë satirike të vitit përmes një episodi që nis në orën 19:30.

Darka do t’ju gjejë të ulur në tryezat e shtëpive tuaja, nën shoqërinë e “Festa në familje”. Në orën 21.00 nuk do të mungojnë artistët më në zë të momentit që do ju shoqërojnë deri në ndërrimin e viteve së bashku me moderatoret e “Vizion Plus”.

Edhe ditët e para të janarit i janë dedikuar të gjithë familjes. Ekrani i “Vizion Plus” do të sjellë Sandokan, një kryevepër botërore me dy episode ekskluzive, si dhe filma festivë për të gjitha moshat.

Gëzuar festat me Vizion Plus!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›