Kapet në flagrancë 31-vjeçari i armatosur në Korçë, tentoi t’i arratisej policisë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 31-vjeçar në kuadër të operacionit “Target”.
I riu me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve lëvizte i armatosur.
Ai u kap në flagrancë në një lokal, teksa tentoi që t’i arratisej efektivëve të policisë që shkuan për ta arrestuar.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.