Ndërron jetë, i burgosuri në burgun e Lezhës

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Një i burgosur është gjetur i pajetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi shtetasi Allush Hysa, 36 vjeç është konstatuar rreth orës 07:00 pa puls.
Në njoftim thuhet se “i dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore”.
“Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rënd디, thuhet në njoftim.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB), Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes Hysa.
/e.i//r.e//a.f/