E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonzato takon anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një vizitë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në fokus të vizitës ishte reforma në drejtësi dhe rruga drejt BE.

Ambasadori Gonzato vlerësoi angazhimin e KLP-së në forcimin e integritetit të sistemit të prokurorisë.

Ai theksoi rëndësinë e Kapitullit 23 për ecurinë e negociatave për anëtarësim.

Sipas tij, KLP luan një rol kyç në garantimin e standardeve evropiane në drejtësi, teksa shtoi se, BE konfirmon mbështetjen për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian, nënvizoi ai.

1 nga 2

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›