Ndërtimet pa leje në Theth, IKMT: Shembet objekti me mure dhe platformë betonarme

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar edhe sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.
Fadromat e IKMT-së prishën objektet ndërtuara në kundërshtim me ligjin, të ngritura mbi platforma betonarme.
IKMT prishi sot një objekt të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, i cili përbëhet nga mure dhe platformë betonarme.
Një ditë më parë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi 7 objekte një deri në tre kate, me konstruksion betonarme, tulla dhe gurë, si dhe disa struktura druri.
“Gjatë mbrëmjes u shemb edhe objekti dykatësh me betonarme dhe tulla, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin”, njoftoi IKMT-së.
Sipas IKMT-së “ndërhyrja po kryhet në kuadër të zbatimit të ligjit për mbrojtjen e territorit dhe ruajtjen e integritetit të zonës së mbrojtur”.
Në Theth prej 6 ditësh vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.
/m.q/j.p/