E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërtimi i linjës 110 kV Gjiri i Lalëzit – Fushë-Kuqe, miratohet fondi i shpronësimeve

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e disa pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “ndërtimi i linjës 110 kV Gjiri i Lalëzit – Fushë-Kuqe”.

Shpronësimi kryhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), i cili do të përballojë të gjitha kostot financiare.

Pronarët do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “ullishte”.

Vlera totale e shpronësimit arrin në 630 mijë lekë, ndërsa shpenzimet procedurale llogariten në 70 mijë lekë.

Pronarët e pasurive të shpronësuara do të kompensohen pasi të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë OST-së.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe zyrat vendore përkatëse janë ngarkuar të nisin brenda 30 ditëve procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe për regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për llogari të OST sh.a.

Deri në përfundimin e këtyre procedurave, do të pezullohen të gjitha transaksionet që lidhen me pasuritë e shpronësuara.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›