Ndeshja me Serbinë, Silvinjo dërgon në tribunë 4 lojtarë

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka dërguan në tribunë 4 lojtarë përpara ndeshjes me Serbinë.
Ata janë Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë të sakrifikuarit e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë.
Silvinjo ka vendosur të dërgojë në tribunë këto katër lojtarë, pasi lista e mëparshme ishte me 27 emra.
Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale i sheh jashtë saj. Surprizë mund të quhet mungesa e Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër. Dajsinani, që ishte një risi nga Silvinjo, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë e Silvinjos. Portieri i Egnatias më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë.
Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.
Ndeshja Shqipëri-Serbi nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026. /Panorama/