E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, flakët u përhapën në pronën e fqinjit, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në pronën e tij për djegien e mbeturinave doli jashtë kontrollit dhe u përhap në tokën e fqinjit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në pranga shtetasin me inicialet I. K., 57 vjeç, banues në fshatin Lumth. Nga hetimet rezulton se një ditë më parë ai kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina, por flakët janë përhapur në pronën fqinje, në pronësi të shtetasit A. A.. Si pasojë e zjarrit janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio, si edhe baza ushqimore e destinuar për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, pronari i tokës së dëmtuar, shtetasi A. A., ka pësuar djegie në trup. Ai është transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtim mjekësor.

Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe materialet procedurale ia referoi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›