E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim dalje jashtë vendit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili ka shqyrtuar ankimin ndaj masës së sigurisë të vendosur më herët nga gjykata e shkallës së parë.

Embro Sulejmani, i cili përfaqësohet nga avokatët Andi Skënderi dhe Ajola Prençi, do të përfitojë një masë më të lehtë sigurie, duke mos qëndruar më në qeli, por duke pasur detyrimin të paraqitet pranë autoriteteve sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata.

Ndryshe ka vendosur Apeli për Fatjon Kalluçin që nuk e ndryshoi masën por e la në arrest në burg.

Ndërkohë, po sot shqyrtohet çështja e Vlora Hysenit, për të cilën seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit është caktuar sot në orën 13:00.

Lajme të Sugjeruara

Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Vodhi makinën nga parkingu i një hoteli dhe i hoqi targat, arrestohet 31-vjeçarja në Sarandë

Vodhi makinën nga parkingu i një hoteli dhe i hoqi targat, arrestohet 31-vjeçarja në Sarandë

Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)

Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›