E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndikimi rus dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, ekspertët analizojnë kërcënimet ndaj institucioneve demokratike

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Të hënën është zhvilluar në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare “Sferat e ndikimit rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Kërcënimi rus”, në bashkëpunim me The Albanian Policy Center dhe me pjesëmarrjen e George C. Marshall European Center for Security Studies.

Kjo konferencë bëri bashkë ekspertë, vendimmarrës dhe akademikë nga Shqipëria, Gjermania, SHBA-ja, si dhe rajoni i Ballkanit, për të shqyrtuar në mënyrë kritike ndikimin e Rusisë dhe aktorëve të tjerë në formësimin e peizazhit të sigurisë në Shqipëri dhe rajon.

Konferenca u përshëndet nga fjala e Drejtorit të KAS Shqipëri, dr. Thomas Kunze, teksa me ftesë të KAS në panelin e parë na u bashkua edhe dr. Christian Forncek, Këshilltar i Lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Punimet e konferencës u ndalën në rolin e Rusisë në destabilizimin e institucioneve demokratike përmes taktikave të luftës hibride, dezinformimit dhe investimeve strategjike të oligarkëve rusë në rajon, si dhe te trendet politike në rajon drejt formave të qeverisjes autokrate.

1 nga 12

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›