E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndoti mjedisin me ujëra të mbetjeve teknologjike, procedohet pronari italian i fabrikës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35 vjeç.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë punës, fabrika e përpunimit të peshkut të shtetasit italian në fshatin Allprenaj ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/e.i//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›