Ndryshime në Forcat Ajrore, Presidenti Begaj emëron komandantin e ri

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur sot dy dekrete të rëndësishme që lidhen me drejtimin e Forcës Ajrore.
Kreu i Shtetit dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, i cili deri më tani mbante postin e Komandantit të Forcës Ajrore.
Ndërkohë, emëroi në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci, i cili do të marrë drejtimin e Forcës Ajrore.
Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci, më parë mbante detyrën e Komandantit të Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore. Më 4 shkurt 2025, Presidenti Begaj e dekretoi me gradën madhore “Gjeneral Major”.
/rtsh.al/