E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikonin banorët e zonës, nis shpërthimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës. Bllokohet përkohësisht rruga nacionale

Ka nisur operacioni për shpërthimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës, pas vendosjes së rrjetave mbrojtëse për garantimin e sigurisë.

Ky operacion po zhvillohet nga forcat xheniere, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit.

Për të shmangur çdo rrezik, autoritetet kanë bërë evakuimin e banorëve në zonë, si dhe kanë bllokuar përkohësisht rrugën nacionale.

Prej vitesh, këta shkëmbinj ishin kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar edhe drejtuesit e mjeteve përgjatë aksit rrugor Balldren–Torovicë–Bent.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›