E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshime në Forcën Ajrore, Presidenti Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e komandantit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore.

Kreu i shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Dimo si Komandant i Forcës Ajrore.

Ndërkohë, ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Voci, i cili do të marrë drejtimin e Forcës Ajrore.

Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›