Ndryshime në Policinë e Dibrës, Artion Duka jep dorëheqjen, Armir Gjikolaj emërohet përkohësisht

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Burime për rtsh.al bëjnë me dije se Duka është larguar nga kjo detyrë për arsye familjare.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mësohet se është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Armir Gjikolaj.
/rtsh.al/