E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda emërohet në krye Komisariatit të Vlorës

Procesi i riorganizimit në Policinë e Shtetit vijon me lëvizje të reja në strukturat drejtuese.

Gazetarja e RTSH, Flutura Tota me burime raporton se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin e Policisë Shijak, është transferuar në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese.

Më herët ai ka drejtuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në polici dhe të merrte drejtimin e Komisariatit të Shijakut.

Gazetarja raportoi se ky emërim është pjesë e një vale ndryshimesh që ka prekur disa komisariate dhe drejtori vendore, ndërsa burimet bëjnë me dije se procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim me emërime dhe transferime të tjera.

Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese. Më herët ai ka drejtuar edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në polici dhe të emërohej në krye të Komisariatit të Shijakut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›