E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshime në buxhet, Malaj: Rritëm të ardhurat në 27 mld lekë, mbështetje për bujqësinë në 500 mln lekë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit duke rritur financimet në sektorët me ndikim të lartë në jetën sociale dhe në sektorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Financave Petrit Malaj bëri me dije se me anë të këtyre ndryshimeve rriten me 500 milionë lekë financimet për Ministrinë e Bujqësisë ndërsa 1.3 miliardë lekë shkojnë si financim për Ministrinë e Brendshme si kompensim ushqimor për policisë, krahas orëve shtesë të tyre.

“Nga performanca pozitive e ekonomisë dhe realizimit të të ardhurave nga qeverisja vendore, ato që janë të ardhura jo tatimore;

Kemi rirshikuar buxhetin duke rritur të ardhurat në 27 miliardë lekë. Këto të ardhura do shpërndahen: në sektorët me ndikim të lartë në jetën sociale; në ato sektorë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Rritëm financimet me 500 mln lekë për Ministrinë e Bujqësisë; Rritëm financimin shtesë në 250 mln lekë për Ministrinë Shëndetësisë që të financohen për projekte të shërbimit parësor e dytësor; Rritëm financimin 1.3 miliardë lekë për Ministrinë e Brendshme për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë;

Rritëm fondet për Ministrinë e Arsimit, me vlerën 300 mln lekë për shpërblimin e sportistëve me rezultate të mira sportive; 2 miliardë lekë për ujësjellës –kanalizime. Do vijojmë financimet në infrastrukturën qoftë kombëtare, lokale apo rurale”, deklaroi Malaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›