E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon sërish çmimi i naftës, sa do të shitet nga ora 18:00

Më pak se 24 orë pas vendimit më të fundit, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimi i naftës, duke e rritur me 7 lekë.

Nafta ditën e djeshme është shitur me 210 lekë për litër, ndërsa që nga ky moment do të jetë në treg me 217 lekë.

Benzina një ditë më parë u shit me 173 lek për litër, ndërsa sot do të shitet me 176 lekë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në ora 18:00 deri në mbledhjen e rradhës së Bordit.

Njoftimi: 

Bordi i Transparencës në datë 10 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

LEXO EDHE: Çmimi i naftës/ Shoqatat e transportit japin alarmin, letër 2 ministrive dhe Bashkisë Tiranë: Nga java e ardhshme rrezikohet shërbimi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›